Lajme

Resul Sinani, i pari që ia uron fitoren Vetëvendosjes!

Deri më tani janë numëruar rreth 83% e votave dhe Lëvizja Vetëvendosje është duke kryesuar me më së shumti vota, 26%, e ndjekur nga LDK me 25%.



Kandidati i AAK’së për deputet, Resul Sinani, është i pari nga politikanët që i ka uruar fitoren VV’së.

Postimi i plotë i Sinanit në facebook:

Te dashur qytetare, ju pergezoj te gjitheve per pjesemarrjen tuaj masive ne zgjedhje! Jo vetem sot por gjate gjithe fushates ju keni treguar pjekuri dhe keni dhene shembull me te cilin si kandidat qe kam garuar per here te pare ne zgjedhje me keni bere qe te ndihem krenar qe jam nje nga ju.

Fituesit te zgjedhjeve qe sic duket eshte Levizja VETEVENDOSJE! ia uroj fitoren dhe i uroj suksese!


Si kandidat per deputet nga Koalicioni AAK-PSD, ju falenderoj te gjitheve qe me keni besuar dhe me keni votuar (edhe pse akoma nuk e di rezultatin!). Jam i bindur se rreshtimi im pas Konceptit 100% Kosove, 100% Shtet eshte i drejt dhe si i tille ai eshte i qendrueshem pavaresisht kush ka humbur e kush ka fituar!

Sinqerisht,
R.S.