Lajme

Rekord rastesh të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se në 24 orët e fundit 4 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri. Numri i rasteve të reja të konfirmuara është 130, rekord ditor, ndërsa 23 persona janë shëruar.

Ministria e Shëndetësisë i kërkon qytetarëve të respektojnë masat e vendosura, për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin fizik dhe higjienën personale

Njoftimi i plotë i Ministrisë:

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 546 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 130 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Lezhë, 4 në Korçë, nga 3 raste në Mat, Roskovec, nga 2 raste në Krujë, Kavajë, Lushnje, Berat, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Has, Vlorë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3054, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 23 paciente janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, dy qytetarë nga Tirana, të dy 85 vjeç. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi edhe 2 qytetare: Një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundjë bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ju lutemi, tregoni kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike.

Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19.

Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

COVID-19 – Statistika (4 Gusht 2020)

Testime totale 43203

Raste pozitive 5750

Raste të shëruara 3054

Raste Aktive 2520

Humbje jete 176 (Qarku Tiranë 89, Shkodër 30, Durrës 22, Fier 9, Elbasan 6, Lezhë 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1404

Durrës 302

Shkodër 231

Fier 103

Vlorë 94

Lezhë 87

Korçë 82

Kukës 74

Elbasan 54

Berat 33

Dibër 31

Gjirokastër 25.
/Gazeta Sinjali/


SHIKO VIDEON