Lajme

“Rekord i të shëruarve në Kosovë, për tri ditë 83 persona janë shëruar nga COVID-19”

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se Kosova ka shënuar një rekord të të shëruarve nga COVID-19.



Krasniqi e dha lajmin e mirë përmes një postimi në Facebook, ku bëri të ditur se brenda tri ditëve janë shëruar 83 persona në Kosovë.

“Rekord i të shëruarve nga COVID -19 në Kosovë. Për 3 ditë – 83 pacientë të shëruar. Sonte në klinikë bashkë me vetëm 36 pacientë”, shkruan ndër të tjera, Krasniqi.

Ai po ashtu përmes këtij postimi ka bërë edhe njëherë thirrje që të mabhet distanca dhe pastërtia në mënyrë që të mposhtet përfundimisht virusi. /Telegrafi/

Postimi i plotë i Valbon Krasniqit:



Rekord i të shëruarve nga COVID -19 në Kosovë

Për 3 ditë – 83 pacientë të shëruar.

Sonte në klinikë bashkë me vetëm 36 pacientë.



Pandemia do të kalojë,

Virusi do të shkon nga këtu

Ne do të mbesim këtu. Të gjithë, ata që ishin të sëmurë e u shëruan, fëmijë, të rritur e të moshuar, të gjithë bashkë do të jemi këtu

Mos i gjykoni të sëmurët

Mos i fajësoni

Mos i stigmatizoni

Ata nuk janë fajtorë

As Ti qytetar i Kosovës nuk je fajtorë;

Fajtor i vetëm në ketë mes është virusi, i cili ka aftësi të përhapet. T’ia heqim përfundumisht këtë aftësi virusit.

Sa e vlefshme fjala e urtë shqipe:

“Pastërtia është gjysma e shëndetit” – e në këtë kohë pandemie- gjysma tjetër është distanca sociale; prandaj,

Kujdesu për higjienën personale

Mbaj distancën sociale.