Lajme

Rekomandohet që Prishtina të karantinohet, Ahmeti: E papranueshme

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka pasur takim me Bordin Këshilldhënës për pandeminë, ku kanë diskutuar për vendosjen e masave të reja ndaj COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Bordi e ka rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë që Prishtina të futet në karantinë, por kryetari Shpend Ahmeti për Gazetën Sinjali tha se Qeveria nuk është konsultuar me ta.

“Qeveria nuk është konsultuar me neve”, u shpreh Ahmeti.

Ai tha se nëse mirrët ky vendim atëherë është i papranueshëm duke e ditur se Komuna është 50 metra larg Qeverisë.

“Kjo është e papranueshme duke e ditur se Komuna është 50 metra larg Qeverisë”, shtoi kryetari.

Kujtojmë që ditëve të fundit po shënohen numra rekord të të infektuarve me COVID-19.

Vetëm dje u regjistruan 661 raste të reja, teksa 324 vijnë nga Komuna e Prishtinës.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?