Lajme

Reduktimet/ Zëdhënësi i KEDS’it Viktor Buzhala jep lajmin e mirë

Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala, ka deklaruar se këtë të premte pritet që të ketë përmirësim të situatës me energjinë.

“Ne ishim në pritje gjatë ditës së djeshme për përmirësim të situatës, nuk u bë dje – po presim sot”, ka thënë ai në emisionin Portofol në Klan Kosova FM.

Ai ka theksuar se sistemi energjetik është në kolaps pasi që shumat e ndara për subvencionim të energjisë elektrike nuk janë ekzekutuar deri më tani.

“Na pret një dimër i vështirë pasi bëhet fjalë për një krizë energjetike që është globale. Ajo që na përket neve është kursimi pasi një pjesë të konsiderueshme të energjisë e prodhojmë vetë dhe për këtë duhet të kujdesemi në kursim. Kursimi është gjëja më e mirë”.

Çmimi aktual i një megavati rrymë në tregjet ndërkombëtare sillet rreth 600 euro.