E mërkurë, 27 Maj, 2020
Lajme

Reciprocitet nuk ka ndaj Bosnjë e Hercegovinës, Kurti: Duam që Bosnja të ekziston

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka treguar se reciprocitet nuk do të ketë ndaj Bosnjë e Hercegovinës, por vetëm ndaj Serbisë.



Kurti po thotë se Kosova nuk do të aplikon masa shtesë dhe reciprocitet ndaj Bosnjë e Hercegovinës, sipas tij ajo luftohet nga Serbia sikurse Kosova.

Ai po thotë se Bosnjë e Hercegovina luftohet nga Serbia nga brenda, kurse Kosova nga jashtë.

“Ne në këtë rast i referohemi vetëm reciprocitet ndaj Serbisë, që do të thotë se me Bosnjën e Hercegovinën e heqim tarifën 100% pas asnjë shtesë tjetër, pra nuk duam që Bosnja e Hercegoninën dhe Serbinë ta krahasojmë njësoj, ne e dimë që edhe Bosna vuan Serbia, neve na lufton së jashtmi e kurse Bosnjën e lufton së mbreshmi”, tha Kurti.

Kurti tha se dy shtetet nuk njihen mes vete, por me këtë veprim duhet që të hiqen vizat midis dy vendeve dhe se Qeveria e Kosovës dëshiron që Bosnja e Hercegovina të ekziston.



“Ndonëse s’kemi njohje të ndërsjellët, ta pasojmë këtë me heqje të vizave midis Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, ne se njohim Bosnjë e Hercegovinën, ata se njohin Kosovë, por ne duam që Bosnja e Hercegovina të ekziston”, tha Kurti.



LEXO EDHE:
Diku në Kosovë ‘shpërthen’ një dasmë pas heqjes së kufizimeve të pandemisë