Reagon Valon Syla: Kurti u tut nga murmurima, por u koçit dhe u bë se s’po frikësohet
Një video e kryeministrit Albin Kurti i cili qëndron i patrembur nga rrufeja e fuqishme gjatë prononcimit për mediat është bërë viral nëpër rrjete sociale. Gazetari Valon Syla thotë se Kurti u frikësua nga murmurima, por u bë kinse nuk pati frikë.
“Tutat tjera fitohen gjatë jetës dhe përvojës së keqe nga cilado që e traumatizon njeriun.. Edhe Albin Kurti e nali fjalën kur rroku vetëtima aty afër,, duke i zgjatë zanoret… ndërsa gazetarët kcyen nga vetëtima. Dallimi këtu është se Albini bohet që nuk frikësohet dhe rrin i koçit, e gazetarët me gjasë tuten sinqerisht se nuk e kanë gajlen e Albinit”, tha Syla, përmes një shkrimi në Facebook.
Postimi i plotë i Valon Sylës:
Njeriu lind me dy tuta, frika ose fobi. Njëra është tuta nga gjarpëri dhe tjetra është nga vetëtima. Te dyja këto sipas shkencës besohet se janë trashëguar nga jeta e kohës primitive të njeriut, mijëra vjet edhe para jetesës në shpella, atëherë kur njerëzit jetonin në ose nëpër drunj, ku edhe gjarpëri (i drurit) edhe vetëtima të ka sos. Kjo shpjegohet se memoria gjenetike ende bartë trauma parahistorike te njeriu edhe sot.
Tutat tjera fitohen gjatë jetës dhe përvojës së keqe nga cilado që e traumatizon njeriun.. Edhe Albin Kurti e nali fjalën kur rroku vetëtima aty afër,, duke i zgjatë zanoret… ndërsa gazetarët kcyen nga vetëtima. Dallimi këtu është se Albini bohet që nuk frikësohet dhe rrin i koçit, e gazetarët me gjasë tuten sinqerisht se nuk e kanë gajlen e Albinit.
Une për veti ruhna prej vetëtimës. Dhe kur rrok diku afër meje, e kuptoj pse civilizimet e vjetra i kanë paramenduar zotrat e tyre që gjuajnë me vetimë si Zeusi te grekët e vjetër, si Thori te vikingët nordik e tjerë.
Për informatën tuaj, vetëtima ka qenë shkaktar i vdekjeve sidomos te baritë ose çobanët. Dikur kur Kosova kishte shumë gja të vogla si delet e dhitë, çdo vjet 3 deri 5 bari i ka vrarë vetëtima në bjeshkë, e për gja në livadhe të nalta gati me qindra.
Tash e kemi lonë blegtorinë. Maraku është koncentruar me jetu në beton si Rruga B dhe Fushë Kosova. Banesa. Aty dihet që stë rrok as vetëtima.
#albanologji