Lajme

Reagon Sekretari i NATO-s pas sulmit me raketa në Poloni

Pas raportimeve se raketat ruse kanë goditur një lokacion brenda Polonisë, duke shktuar vdekjen e dy njerëzve, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Stoltenberg ka thënë se ka diskutuar me Presidentin e Polonisë, Andrzej Sebastian Duda lidhur me shpërthimet në një fshat kufitar me Poloninë.

Sekretari i NATO-së ka thënë se po monitorohet situata. Ai ka thënë se duhet të vërtetohen të gjitha faktet. “Fola me presidentin e Polonisë, Duda, për shpërthimin në Poloni. I shpreha ngushëllimet e mia për humbjet e jetës. NATO po e monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen”, ka shkruar Stoltenberg.

LEXO EDHE:  Zjarr i madh në Lipjan, publikohen pamjet

Postimi i tij në Twitter: