Lajme

Osmani: E denoncova Ukajn për shkak të gjuhës banale dhe kërcënimit ndaj meje

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, që ishte pjesë e një incidenti me deputetin Xhavit Uka, teksa po debatohej në kuvend për rishikimin e buxhetit, ka konfirmuar lajmin se e ka denoncuar këtë të fundit në polici.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vjosa Osmani për mes rrjetit social Facebook.

Osmani ka thënë se për shkak të kërcënimit ndaj saj dhe gjuhës banale e ka bërë një hap të tillë duke e denoncuar në polici deputetin Uka.

Osmani përmes këtij statusi gjithashtu ka informuar se seanca e ndërprerë për shkak të incidentit, do të vazhdojë të hënën prej orës 14:00.

Shiko videon e momentit kur deputeti i LDK’së, Xhavit Ukaj i vërsulet Vjosa Osmanit:


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19