Lajme

Reagon gjyqtarja e Elbasanit: Ndihem keq, po më dëmtojnë imazhin

Nënkryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, është vënë nën hetim nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, pas publikimit të disa videove në Tik Tok, ku zyrtarja shihet në ambientet e punës.

Ndërkohë që pritet të merret vendimi për të, gjyqtarja ka reaguar sërish ku shprehet se, publikimi i këtyre videove është bërë vetëm për t’i dëmtuar imazhin.

Më tej ajo thotë se, po pret me qetësi verifikimin dhe se shpreson që ky të mos jetë sulm personal ndaj saj, pasi është grua dhe nënë.

“Qëndrimi im në lidhje me shpërndarjen e disa vidiove nëpër media. Si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës ndjehem keq nga publikimi i këtyre videove vetëm për të më dëmtuar imazhin. Unë si gjyqtare e kam të ndaluar të komentoj, por do pres me qetësi verifikimin e kësaj situate. As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për vidiot e publikuara. Shpresoj që ky sulm mos të jetë ndaj meje sepse jam grua dhe nene. Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjer keq nga ato video. Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht si deri më sot”, thuhet në regimin e saj.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?