Lajme

Reagon edhe Fatmir Limaj pas dorëheqjes së Kryeministrit Haradinaj

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas ngjarjeve të sotme, ku dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, Ramush Haradinaj, pasi që u ftua nga Gjykata Speciale.

Limaj përmes një postimi në facebook, ka thënë se këto janë ftesa të padrejta, duke thënë se është fatkeqësi është që kjo gjykatë është formuar nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj është një ftesë e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së. Fatkeqësisht kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosvës, prandaj alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqeve të Kosovës!

Kosova do ta kaloje me sukses edhe këtë sfide dhe drejtësia do të ngadhnjejë edhe në këtë rast! FL


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19