Lajme

Reagon avokati i Veselit: Bëra një gabim, thashë se ka vdekur Nazim Bllaca

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, thotë se ka gabuar kur tha se “Nazim Bllaca ka vdekur”.

Në fund të seancës së sotme , ai ka thënë se do të sqarohet për këtë deklaratë.

“Bëra një gabim, thash Nazim Bllaca ka vdekur. Në fakt nuk ka vdekur sepse këtë gabim e kapi media e duhet korrigjuar”, tha avokati Emmerson.

Gjatë konferencës së sotme, avokati i Veselit deklaroi se prokuroria vazhdon të mbështetet te një dëshmitar me emrin Nazim Bllaca, i cili, sipas tij, ka vdekur.

“Prokuroria vazhdon të mbështetet te një dëshmitar në rastin që ka të bëjë me Kadri Veselin, që është Nazim Bllaca, që ka vdekur”, kishte thënë Emmerson.

Pas kësaj deklarate reaguan familjarët e Bllacës. Ata thanë se Bllaca është gjallë dhe shëndosh e mirë.

Emmerson, pretendoi se shërbimet sekrete serbe edhe në Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavinë, kanë ndërhyrë në dëshmi, duke i ndryshuar ato dhe kanë kanosur dëshmitarët.

Më 10 maj, Prokuroria e Specializuar ka paraqitur tri kategori ndryshimesh në aktakuzën ndaj Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas versionit të ndryshuar të aktakuzës, në fshatrat Budakovë dhe Semetishtë të Suharekës, dyshohet që ndërmjet 4 qershorit 1998 dhe shtatorit 1998, të paktën 12 persona janë ndaluar në qendra ndalimi.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?