Reagon ashpër Shefqet Krasniqi: Shamia është e drejtë e garantuar nga ligji i Zotit, pushteti t’i mbajë premtimet
Imami i njohur kosovar, Shefqet Krasniqi, përmes një postimi në faqën e tij në facebool, ka reaguar lidhur me aktivizimim e debatit për çështjen e shamisë, përcjell Korrespodenti.
Ai ka thënë se çështja e shamisë, është e drejtë kjo e garantuar nga ligji i Zotit.
“Pushteti aktual politik duhet të përmbushë premtimet e dhëna në zgjedhjet e kaluara dhe të shfuqizojë pjesën e këtij udhëzimi administrativ lidhur me ndalimin e shamisë në shkolla, pasi që vendi ynë banohet nga një popullatë mbi 95% muslimanë dhe kjo është e drejtë e cila nuk mund të cënohet as të negociohet”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë i tij në facebook:
Selam alejkum të nderuar vëllezër dhe motra.
Këto ditë është aktivizuar sërish çështja e shamisë, e drejtë kjo e garantuar nga ligji i Zotit.
Pushteti aktual politik duhet të përmbushë premtimet e dhëna në zgjedhjet e kaluara dhe të shfuqizojë pjesën e këtij udhëzimi administrativ lidhur me ndalimin e shamisë në shkolla, pasi që vendi ynë banohet nga një popullatë mbi 95% muslimanë dhe kjo është e drejtë e cila nuk mund të cënohet as të negociohet.
Flitet e bëhet thirrje për të drejta të shtazëve, të drejta të grupeve të ndryshme të cilat nganjëherë 50 veta nuk i mbledhin në tërë Kosovën ndërsa heshtin për kërkesat e komunitetit më të madh në vend.
Ne kemi ngritur zërin që nga paslufta në vazhdimësi rreth kësaj çështje ashtu edhe siç kemi përkrahur të gjitha iniciativat rreth kësaj kërkese e sigurisht se e përkrahim edhe këtë iniciativë.
Zoti e ruajtë këtë rini e drejtoftë bashkë me këtë qeveri, Amin!
#ndryshojeni_ua_për_shaminë