Lajme

Reagon Albulena Haxhiu pasi Specialja e ftoi Rexhën: Deputetët që e votuan i shkaktuan dëm vendit

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas ftesës që mori bashkëpartiaku i saj Rexhep Selimi nga Gjykata Speciale.



Ajo përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se sa herë ftohen ushtarët e lirisë nga prokuroria, i bien ndërmend deputetët e Kuvendit që shkaktuan dëm kur ngritën duart për gjykatën etnike kundër UÇK, shkruan Reporteri.net.

Postimi i saj:

Sa herë ftohen ushtarët e lirisë nga prokuroria, më bien ndërmend deputetët e Kuvendit që ngritën duart për gjykatën etnike kundër UÇK. Çfarë dëmi!

Në vend të angazhimit për gjykimin e krimeve të Serbisë në Kosovë (e për të cilat asnjëherë nuk bënë asgjë), ata votuan Gjykatën Speciale që do të merret me UÇK-në, madje e futën edhe në Kushtetutë.


Përkulemi para veprës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe secilit luftëtar lirie.

Rexhep Selimi, miku e kolegu im dhe gjithë të tjerët kanë mbështetjen tonë dhe të qytetarëve të Kosovës.