Lajme

Reagojn nga SBASHK-u pasi u morë vendimi që shkollat do të hapën nga 14 shtatori

Sot përfundimisht është marrë vendimi që mësimi në Kosovë të fillojë nga 14 shtatori, shkruan IndeksOnline.

Kjo pasi që vendi vazhdon të ketë numër të lartë të vdekjeve dhe rasteve të prekura nga Covid-19, shkruan IndeksOnline.

E sot është zhvilluar një takim për bashkërendimin e veprimeve në mes të ministrit të Arsimit Ramë Likaj, përfaqësuesve të SBAShK-ut dhe me drejtorët e Arsimit në komunat e Kosovës.

Pas këtij takimi kryetari i SBAShK-ut ka thënë se në vazhdën e përgatitjeve duhet të shikohet mundësia që rreth 300 mësimdhënës që janë të prekur nga sëmundje të rënda, si kanceri, hemodializa, probleme të tjera si ato me mushkëri dhe zemër, të mos dalin në punë. Kjo siç ka thënë Jashari do të ishte fatale për ta.

Andaj ata janë në pritje që edhe Ministria e Financave të lejoj që një numër prej 1 mijë mësimdhënësve të jenë të gatshëm të punojnë në këtë kohë të pandemisë, duke bërë kështu edhe zëvendësimin e atyre që nuk mund të jenë pjesë e këtij fillimviti shkollor, për shkak të shëndetit të tyre.

“Qeveria e Kosovës, duhet të lëshoj një kontingjent të hollash për këta mësimdhënës që të dihet mirë nga secila drejtori se cilët janë. Qeveria e ka votuar propozimin e ministrit Likaj, dhe besoj që ministrja e Financave dhe Qeveria duhet të lejoj, ashtu sic ka ndodhur edhe me mantel bardhët. Duhet ditur se kur të merren këta mësimdhënës, nga kush do të paguhen.

Jashari ka deklaruar po ashtu se i kanë kërkuar institucioneve përgjegjëse që fillimisht një test tu bëhet mësimdhënësve që janë më dobët nga shëndeti, për të parë nëse janë apo jo të prekur nga Covid-19.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje