Lajme

Rastet u rritën: Ky është numri i kosovarëve që po trajtohen në spitale nga COVID-19

Aktualisht 95 pacientë po trajtohen në spitalet e Kosovës për COVID-19.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga SHSKUK.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive ka arritur në mbi 9 mijë e 200.

Njoftimi i plotë nga SHSKUK:

Sipas raportimeve nga klinikat e QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, të datës 24 korrik 2022, 95 pacientë po trajtohen nga Covid-19.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 28 pacientë + 2 pacientë në Repartin Intensiv

Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 9 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës,14 tpacientë

Spitali i Pejës, 11 pacientë

Spitali i Gjilanit, 8 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë.