Raporti tendencioz për mediat në Kosovë, reagon kryeredaktori i Gazetës Express

Kryeredaktori i Gazetës Express, Leondar Kërquku ka reaguar për raportin e publikuar sot të porositur nga Parlamenti Evropian.
Në këtë raport ku si studim kishte “Lajmet e rreme”, katër autorët e këtij studimi disa media në Kosovë i cilësuan si dezinformuese.
Në mesin e këtyre mediave është edhe Gazeta Express, ku Kërquku është kryeredaktor.
Kërquku përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, këtë studim e ka quajtur skandaloz profesionalisht dhe të anshëm politikisht.
“Raporti i ketyre ekspertave per lajmet e rrejshme ne Ballkan – ne pjesen e Kosoves – eshte skandaloz profesionalisht dhe i anshem politikisht. Sikur te perpilohej ndonje raport i tille per cilindo vend te BE’se, shoqatat e gazetareve do t’i gozhdonin keta te ashtuquajtur eksperte. Tek ne heshtet apo i duartroktitet raportit; te bindur se me te demtohen mediume te caktuara. Pisa jeni, ta dini”, ka shkruar Kërquku./Insajderi.org