Lajme

Raporti i fundit i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë publike rastet e reja me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit është raportuar një rast i vdekjes, ndërsa 17 persona kanë rezultuar pozitivë dhe 112 pacientë janë shëruar.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 96.369 doza të vaksinës.

Nga 1.774 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 112 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.791.

Në total numri i rasteve aktive është 531”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?