Ramosajn nuk e ndalin dot, rruga Deçan-Plavë po vazhdon të asfaltohet
Megjithë kundërshtimet e Manastirit të Deçanit dhe të një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare, Komuna e Deçanit nuk po ndalet me asafaltimin e rrugës jetike drejt Plavës.
“Po vazhdon asfaltimi i shtresës së dytë në 5-km, e parë të rrugës Deçan-Plavë. Së shpejti po fillojmë edhe me 5-km tjera që do përfundojnë shumë shpejtë. Ky është projekti që i siguron të ardhmen e sigurtë qytetit tonë”, ka shkruar kryetari i Deçanit, Bashim Ramosaj. /Ballkani.info/