Lajme

Ramë Buja rikthehet në PDK

Zëvendëskryeministri, njëherësh edhe nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, në një takim të degës së kësaj partie në Lipjan, është parë në shoqërimin e Ramë Bujës.

Sipas një postimi që vet Hoxhaj e ka bërë në rrjetin social ‘Facebook’, Hoxhaj ka shkruar se gjatë vizitës në degën e PDK-së në Lipjan, ka qenë i shoqëruar edhe nga Ramë Buja.

“Takim i frytshëm mobilizues me ekipin e PDK-së në Lipjan dhe kryetarin Hyzer Rizani, ku qëndrova së bashku me Bajrush Xhemajlin dhe Ramë Bujën. Më gëzon jashtëzakonisht shumë fakti që në takimet me ekipet tona nëpër gjithë Kosovën shoh entuziazëm dhe gatishmëri për fitore të reja të PDK-së dhe të Kosovës. Kjo është fryma që i duhet vendit tonë për të ecur përpara. #DekadaeRe #PDK “.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?