Lajme

Rama u tregua arrogantë me të gjithë, heshti përballë Elvis Naçit

Duke e ditur faktin që përkrahësit e Naçit mund të jenë edhe votues të PS-së, Rama kalkuloi duke u treguar i moderuar. U pajtua me kërcenimet e Naçit dhe nuk shpërfaqi arrogancën e zakonshme siç është duke bërë me çdo vartës të tij dhe me kënd do që e ka takuar gjatë këtyre ditëve të fundit.

Por Naçi, ka shprehur mendimin e tij kundër Ramës, pasi i tha se kërkonte transparencë në shpenzime dhe banesat e reja të behën siç duhen. Imami shtoi se nëse punët nuk bëhen siç duhet ai dhe Marin Mema do vijojnë të ndihmojnë vetë banorët e prekur nga tërmeti.

“Shqipëria ka ardhur koha të krijojë disa standarte. Nuk jemi Zvicra dhe as Gjermania. Duam ti mësojmë atyre që edhe qindra mijëra miliona euro që thamë, do ti bëjmë transparente deri në një. Ai që do na japi shtëpinë do të na ulë çmimin. Zotit Rama po ia them këtu, o do të bëhet diçka siç duhet ose unë me Marinin në tavolinat e tjera nuk do të jemi këtu. Do të dalim veç me fondacione të vogla, por jo të bëhet si tek tezgat. Nëse do bëhet si tek tezgat, më mirë pak dhe faqebardhë”, tha Imami Elvis Naçi.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?