Lajme

Rama: Si u reformua shëndetësia turke me PPP, Shqipëria e nis nga spitali i Fierit

Kryeministri Rama paralajmëroi se spitali i Fierit që po ndërtohe nga Turqit, do jetë njëherësh pikënisja e reformimit të sistemit shëndetëror shqiptar sipas modelit turk, , që siç tha ai, është shndërruar ndër më ekselentët në botë më epokën e Erdognit.

“Vlera më e madhe që do sjell spitali i Fierit do jetë pikërisht kjo: transferimi i dijes.

Ka filluar ndërtimi i spitalit, por ajo që për mua është më e rëndësishmja, është që spitali nuk do të jetë një godinë e mirëpajisur që do të na dorëzohet qysh ditën e parë, por do të jetë një godinë e mirëpajisuar dhe me një staf menaxhimi dhe një staf mjekësor drejtimi nga Turqia, që do të shërbëjë për një periudhë tranzicioni, për të transferuar dhe dijen tek ne.

Pra, qoftë në aspektin e menaxhimit, qoftë dhe në aspektin e të gjithë proceseve që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor.

Problemi ynë themelor në të gjitha fushat është dija dhe marrja e dijeve në të tilla forma, siç kjo që po bëjmë me spitalin rajonal të Fierit, është pjesë e asaj që ne duam ta bëjmë gjithnjë e më shumë me sa më shumë partnerë”, tha Rama gjatë një bashkëbisedimi publik në Korçë.

Duke mbrojtur dhe njëherë praktikën e PPP-ve, Rama tha se ishte kjo formë ajo që solli reformimin e sistemit shëndetësor turk, duke eleminuar njëherësh dhe korrupsionin.

“Jemi në fazën që do hapim tjetër kapitull me shëndetësinë. Sepse, e kam thënë gjithmonë, nëse duam të kemi një sistem shëndetësor ku mjekët, infermierët, në spitalet publike, janë të motivuar njësoj si në strukturat private, duhet të heqim dorë nga pagat uniforme.

Nëse duam që fenomenin e Tires, që për mua nuk përfaqëson komunitetin e mjekëve dhe infermierëve por përfaqëson një sëmundje Brenda sistemit shëndetësor, është nëj sëmundje, është e kotë ta diskutojmë dhe ta mohojmë, dhe është një sëmundje që nuk mund të shërohet thjesht dhe vetëm duke pritur që njerëzit të denoncojnë, apo thjesht dhe vetëm duke e marër Tiren duke e çuar në burg, apo duke iu thënë të tjerëve se si Tirja do përfundoni, por duke krijuar motivimin brenda sistemit.

Sistemi shëndetësor turk, i cili para reformës ka qenë një nga sistemet më të dobëta dhe më të korruptuara shëndetësore në të gjithë hemisferën tonë, është sot një nga sistemet më ekselente, pasi e ka bazën e suksesit të vet te Partneriteti Publik Privat (PPP-të).

E dini që spitalet publike turke menaxhohen nga kompanitë private? Pra, nuk menaxhohen nga shteti.

Çfarë do të thotë që te menaxhohen nga kompanitë private?

Jo që kompanitë private caktojnë mjekët, jo që kompanitë private caktojnë infermierët, jo që kompanitë private drejtojnë shefat e pacioneve, absolutosht jo. Gjithë pjesa e kujdesit shëndetësor është drejtpëdrejt e varur nga shteti, nga autoritetet shëndetësore, ama e gjithë pjesë që ka të bëjë më infrastrukturën, pra godina, ftohja, ngrohja, kateringu, çarçafët, krevatet, aparaturat, funksionoi, s’funksionoi, rezonacna etj., është komplet privat.

Dhe këto kompani private kanë kompani që ndërtojnë spitalet dhe që administrojnë spitalet.

Mjekët janë të paguar nga shteti, por janë të varur nga sistemi i tyre i brendshëm, Dhe gjithçka funksionon si në një spital privat nga pikëpamja e administrimit të të ardhurave”, tha Rama. /tesheshi.com/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?