Lajme

Rama: Rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar votimin e qeverisë së re në Kosovë me kryeministër Avdullah Hotin.

Përmes një postimi në Twitter, Rama kërkon edhe bashkëpunimin e opozitës në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre.

”U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”, ka shkruar Rama.