Lajme

Rama: Nga java e ardhshme Shqipëria do t’i dhurojë Kosovës dozat e para të vaksinës antiCOVID

Edi Rama ka njoftuar të hënën se nga java e ardhshme do të nisë dorëzimi i dozave të vaksinës antiCOVID që Shqipëria do t’i dhurojë Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Rama nuk u rezervua ta përmendte sërisht Bashkimin Evropian, duke thënë se “ne nuk duam të bëhemi si ata”.

“Për mua është shumë e rëndësishme që edhe në Kosovë, pavarësisht se ne nuk e zgjidhim dot problemin që ata nuk kanë siguruar vaksinën e presin siç do prisnim dhe ne për shkak se Covax që është platformë që s’dihet kur do jetë funksionale, të mund të fillojë të paktën në frontin e parë në spitalin COVID të Prishtinës te Infektivi. Dozat që ne mund t’i japim Kosovës nga java e ardhshme janë simbolike por është me shumë rëndësi që në këtë rast ne të mos mendojmë si BE, por të mendojmë që nuk jemi vetëm ne, e mbi të gjitha Kosova e Shqipëria janë një edhe në gëzim e në hall, nëse ky është një hall nëse nuk ia zgjidhim dot jemi të detyruar t’ja qajmë”, ka thënë Rama.