Lajme

Rama: Jemi pranë zbulimit të gazit dhe naftës në tokën shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se jemi pranë zbulimit të një shume të madhe gazi dhe nafte në nëntokën shqiptare. Në një bashkëbisedim me biznesmenë në Holandë Rama tha se kjo do të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë por do ketë ndikim edhe në Evropë.

“Holandë ka prezencë të mirë në Shqipëri. Këtu janë disa prej aktorëve më kryesorë të kësaj pranie, në një marrëdhënie shumë të rëndësishme për ne që duam ta thellojmë sa më shumë të jetë e mundur.

Kemi kënaqësinë dhe privilegjin që kemi në vendin tonë Shelli-in. Në kemi shumë shpresë se së shpejti mund të ndajmë me opinionin publik një zbulim shumë të rëndësishëm që SHell-i po arrin në vendin tonë. Ata hezitojnë për momentin të flasin për shifra. Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës nën tokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha Rama.

Gjatë bashkëbisedimit Kryeministri deklaroi se stabiliteti politik në Shqipëri nuk ka pse t’i shqetësojë investitorët e huaj duke theksuar se vendi jonë është mikpritës kundrejt kompanive të huaja.

“Dëgjo Shqipëria ka një element specifik do të thoja përtej stabiliteti apo jo stabilitetit ngushtësisht politik. Shqipëria është shumë mikpritëse ndaj të huajve të huajt që vijnë në Shqipëri marrin një trajtim shumë të veçantë. Shqipëria është më së shumti një vend i cili është zhvilluar nga një ndjenjë shumë e fortë mikpritje. Po kemi protesta, jemi në një vend ku të gjithë janë kryeministra më vete dhe kryeministri vetë krijon shumë bezdi. Është një element spazmatik i jetës sonë. Duket si Holanda mendoj se ajo që po kaloni me fermerët do të quhej dhunë brutale. Nuk kemi asgjë për t’u shqetësuar për stabilitetin politik pasi ne kujdesemi mirë me kompanitë e huaja. Kemi krijuar një skuadër të rripit të zi, e cila merret me një projekt të caktuar dhe bëhet zyra mbështetëse e kompanisë. Është kjo skuadër e rripit të zi, nëpunës civil të shtetit që bëjnë gjithçka për t’ju gjendur pranë kompanive, që të mos ndeshen me burokraci“, tha Rama.

Edhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, u shpreh se Shqipëria ka një kuadër ligjor shumë pozitiv për investimet e huaja.

“Ne kemi një kuadër ligjor mjaft miqësore për investuesit. Kemi një ligj për investimet strategjike, që mbështetet në vlerën dhe numrin e vendeve të punës që krijon ky investim. Kemi disa sektorë strategjikë si energjia apo turizmi. Kemi lehtësira fiskale për disa fusha. Po kështu kemi zhvilluar një sërë zonash të lira për zhvillimin ekonomik. Për vendet si ky i yni investitorët përqendrohen për të marrë lehtësira sa i takon taksave. Investimi në Shqipëri dhe pasja e marrëdhënieve tregtare me Shqipërinë do të nënkuptojë që ju mbërrini në një treg shumë milionësh për shkak te tregut që ne duam të bëjmë përmes ‘Ballkanit të Hapur’”, tha Ibrahimaj.

/Express