Lajme

Rama bën një deklaratë të fortë: Shoku në Beograd le të publikojë harta leshi, ne jemi një

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kukës ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit të personelit mjekësor të Kosovës.

Gjatë bisedimit me mjekët, Rama theksoi se Kosova dhe Shqipëria janë një, duke ironizuar edhe postimin e bërë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

“Ne jemi gati që të bëjmë edhe më shumë, por e rëndësishme është që filloi me bluzat e bardha ku është dhe rreziku më i madh. Ky është momenti i parë që ne kemi kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë, dhe për shkak se nuk lejohet transportimi nga kontrata që kemi kjo është njëlloj si me qenë në Kosovë.

Jemi në Kukës dhe ne vazhdojmë jemi një dhe kjo punë është shumë e thjesht dhe nuk kemi më diskutim. E ardhmja dihet se cila është, por edhe e sotmja ne jemi bashkë, do të bëjmë çdo gjë deri në fund.

Nuk do ju lëmë asnjëherë vetëm ne jemi një. Kukësi është edhe i Shqipërisë edhe i Kosovës. Vaksinimi qëlloi një ditë pas hartës së leshit. Shoku në Beograd le të publikojë harta dhe të lozë deri në fund ne jemi një dhe një do jemi deri në fund”, ka thënë Rama.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?