Lajme

Qytetarit ia vjedhin veturën ‘Golf 5’: Kërkon ndihmë nga kushdo që ka ndonjë informacion

Një qytetar ka njoftuar se gjatë natës i është vjedhur vetura ‘’Golf 5’’, me tabelat ‘’01-655-BC’’, shkruan Gazeta Metro.

Besart Galica, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët pasi vetura e tipit ‘’Golf 5’’ që i përkiste babait të tij i është vjedhur mbrëmë.

‘’Kushdo që ka ndonjë informacion, luteni të më ndihmoni apo edhe të telefononi në polici meqë rasti është raportuar’’, thuhet në postim.

LEXO EDHE:  Radojiçiqi sot do t’i drejtohet publikut, letrën ia lexon avokati i tij