Lajme

Qytetari që çdo vit në pikë të ditës ‘masakron’ parkun në këtë mënyrë

Prerja ilegale e pyjeve ka arritur në përmasa shqetësuese edhe në komunën e Gjakovës në këtë kohë vjeshte.

Madje dëmtimi po bëhet edhe në pikë të ditës, pikërisht në parkun e Shkugzës, aty ku qytetarët e kalojnë vikendin dhe një pjesë të ditës për argëtim, shkruan Indeksonline.

Një dëshmitare ka rrëfyer përmes rrjetit social një ndodhi aspak të zakontë, që po ndodhë çdo vit nga i njëjti person.

Ajo ka shkruar se zotëriu me emrin Vesel, në çdo vjeshtë i selekton drunjtë dhe i pret ato, pavarësisht se të njëjtit i është bërë vërejtje disa herë.

Ky është postimi i Vjollcës, e cila ka bërë apel që të merren masa ndaj këtij personi që po dëmton parkun e Gjakovës.

“Ka vite qe ky bashkeqytetar i pret drunje paraprakishte te selektuara ne Shkugez. Nje dite i pikat, mandej i sharron i terheq dhe ne fund i fute ne gipek. Disa here i eshte bere verejtje por me sa duket e ka nga nostalgjia dhe kurrsesi nga nevoja pasi djemt i paska ne Europ diku. Pra, Veseli tere kete proces sakatimi te bagremit, dushkut, pishes, molles eger apo cfaredo qofte e bene ne sy te te gjitheve pa droje fare. Diku mbi 20 metra drunje te vjedhura nga Shkugza tipi i ka marr, e komuniteti deshmitare heshte e bashk me te edhe Institucionet mbesin ne pa dijeni apo dijeni… “./Indeksonline/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?