Lajme

Qytetari kafshohet nga gjarpri, krejt Kosova s’ka serum anti-helmit

Një qytetar ka kërkuar ndihmë për një person që është kafshuar nga gjarpri, këtë e ka publikuar edhe në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Metro.

Metro mëson se personi i kafshuar nga gjarpri ka kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Mirëpo me të shkuar aty, ai nga mjekët këshillohet që të shkojë në Veri të Mitrovicës.

Por ai me anë të disa lidhjeve, ka arritur që ta gjejë serumin kundër helmit të gjarprit te KFOR’i italian, cili është duke e sjell atë për injektim.

Personi në fjalë ka bërë një pyetje edhe në grupin ‘Prishtina Network’, ku paraprakisht kishte pyetur se ku mundet të gjejë serum pas kafshimit të gjarprit.

Ky është një lëshim skandaloz nga institucionet e shëndetësore, duke e pasur në konsideratë që këto incidente janë të përvjetëshme në Kosovë.

Çdo person që kafshohet nga gjarpri duhet të ketë patjetër serumin anti-helmimit, përndryshe mund të ndodh më e keqja.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?