Lajme

Qindra qytetarë në Morinë presin Thaçin, por nuk respektojnë vendimet e Qeverisë për masat parandaluese të COVID-19

Qytetarë të shumtë kanë dalur në pikën kufitare në Morinë për ta pritur kthimin e presidentit Thaçi i cili për katër ditë me radhë u intervistua nga prokurorët e Gjyjatës Speciale në Hagë, lidhur me pretendimet për krime lufte.

Atje shihen qindra qytetarë të cilët nuk po respektojnë aspak vendimet e Qeverisë lidhur me parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19, shkruan Reporteri.net.

Të pajisur me flamuj kombëtar qytetarët që kishin dalë për ta pritur presidentin Thaçi, kishin harruar të pajiseshin me maskë mbrojtëse, bartja e së cilës është bërë obligative për qytetarët e Kosovës, si masë mbrojtëse ndaj coronavirusit dhe pas rritjes enorme të numrit të të infektuarve në Kosovës.

Pos mungesës së maskës u shkel edhe rregulli tjetër, mbajtja e distancës.

Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që t’i ndalojë tubimet me më shumë se 5 persona në hapësira të hapura e të mbyllura.

Shumë qytetarë deri më tash kanë marrë gjoba nga njësitet policore e inspektoriati sanitar, për mosrespektim të këtyre masave preventive.

Presidenti Thaci sot u kthye në Kosovë përmes aeroportit “Nëna Terezë” në Tiranë.

Ai nesër në ora 20:00 ka paralajmëruar se do tu drejtohet qytetarëve për të treguar gjithcka që ndodhi për katër ditën në Gjykatën Speciale në Hagë.

Këto janë pamjet nga atje:


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?