Lajme

Qeveria vendos për aktivitetet sportive në vend

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura.

Ministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka lajmëruar se aktivitetet sportive do të lejohen me masa të kufizuara.

“Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; në hapësirat e mbyllura gjatë stërvitjeve mund të marrin pjesë deri në 30 persona ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona gjithmonë duke u bazuar në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objekte të mbyllura sportive dhe në hapësirat e hapura sportive” – tha Dumoshi.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?