Lajme

Qeveria ndan 70 mijë euro për shënimin e 13 vjetorit të pavarësisë

Qeveria e Kosovës ka ndarë 70 mijë euro për organizimin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Në mbledhjen e 61-të me radhë, sot janë miratuar vendime dhe dokumente nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Qeverisë”, thuhet në komunikatën për shtyp nga Zyra e Kryeministrit.

“Për punën e Këshillit Organizativ për shënimin e trembëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ndahen mjete financiare në vlerë prej 70. 000 (shtatëdhjetëmijë) euro”, bëhet e ditur në njoftim.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?