Lajme

Qeveria merr vendimin, ndalohen të gjitha veprimtaritë fetare

Në prag të Festës së Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë nuk do të mund të therin kafshë në shtëpitë e tyre.

Kjo pasi që Qeveria e Kosovës, ndër masat e marrë për parandalimin e Covid-19 ka ndaluar edhe therjen e kafshëve në çfarëdo mjedisi të hapur apo të mbyllur.

Po ashtu një ndër masat e qeverisë për parandalimin e Covid-19 është edhe pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Por pa specifikuar nëse bën përjashtim falja e Kurban Bajramit apo jo.

Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndalohet therja e kafshëve në çfarëdo mjedisi të hapur apo të mbyllur, përveç në mjediset e autorizuara për therjen e kafshëve.

Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?