Lajme

Qeveria mban mbledhje, diskutohet edhe situata me pandeminë

Vetëm pak orë pas kthimit nga Parisi, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbledhur ministrat.

Në këtë mbledhje të kabinetit qeveritar do të diskutohet për 17 pika të ndryshme.
Në mesin e pikave për diskutim do të jetë edhe Projektligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.

Aprovimi i procesverbaleve dhe transkripteve të mbledhjeve: 4, 5, 6 dhe 7 të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM);

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për t’i proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës mendimin lidhur me Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 ne Territorin e Republikës së Kosovës (ZKM);

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për t’i proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës mendimin lidhur me Projektligjin për Masat e Përkohshme për ta Lehtësuar Efektin e Pandemisë COVID-19 (ZKM);

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Komitetit Ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz (ZKM)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Strukturave të Planifikimit Strategjik (ZKM);

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për miratimin e Programit për Komunitete (ZKM);

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin Komisionit Ndër-Ministror për Investime Strategjike (MTI);

Shqyrtimi i Raportit të konsoliduar vjetor për funksionimin e sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Subjektet e Sektorit Publik të Kosovës për vitin 2019 (MF);

Shqyrtimi i Draftit të Koncept Dokumentit për Kompensimin e Viktimave të Krimit (MD);

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin e normës së tatimit të akcizës në lëngje dhe vetura hibride (MF);

Shqyrtimi i Nismës për marrëveshjen e garantit për Projektin “Financimi i emergjencës së pandemisë për Kosovën” ne mes te Qeverisë se Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore (MF);

Shqyrtimi i Nismës par marrëveshjen e kredisë për projektin “Kredia emergjente për infrastrukturë vitale” në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim \ BERZH (MF);

Shqyrtimi i Nismës për negocimin e marrëveshjes së grantit për projektin “Kosova, Autostrada Kijevë – Zahaq: Financimi i rrugës dhe studim institucional” në mes të Qeverisë së Republikash së Kosovës dhe Bankës Evropian par Rindërtim dhe Zhvillim \ BERZH (MF);

Shqyrtimi i Nismës për negocimin e marrëveshjes për zgjatjen e grantit për financimin e projektit “Kosova, Projekti Rrugët Rajonale: Mbështetje për njësitë zbatuese të projektit”, në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim \ BERZH (MF);

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidenti i Republikës sa Kosovës për autorizimin e Ministres së Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian e përfaqësuar nga Komisioni Evropian, e titulluar “Ndihma Makro-Financiare për Kosovën” (MF);

Shqyrtimi i Draft-Planit të Veprimit për testimet për COVID-19
Të ndryshme.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19