Lajme

Qeveria Kurti: Shërbimi ushtarak i obligueshëm – Ja sa do të zgjatë

Në programin qeverisës që e ka siguruar Koha, është përfshirë edhe zotimi i kryeministrit Albin Kurti, për ta bërë shërbimin ushtarak të obligueshëm.

“Shërbimi ushtarak i obligueshëm që do të jetë me kohëzgjatje tremujore në përputhje dhe standardet më të mira të vendeve të NATO-s”, thuhet në programin e Qeverisë Kurti.

Janë dhënë zotime edhe për FSK-në, dhe është përfshirë në program edhe shërbimi i obligueshëm ushtarak, raporton koha.

“Qeveria do të angazhohet që forcat e sigurisë të jenë pjesëmarrëse në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me shtetet anëtare të NATO-s. Do të vazhdojë mbështetjen për profesionalizimin dhe sigurimin e pajisjeve ushtarake sipas standardeve të NATO-s, duke u bazuar në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit”, thuhet në Program. “Po ashtu, për blerjen e pajisjeve ushtarake do të ketë lirim nga dogana. Qeveria do të ndërmarrë këto veprime në mënyrë që të jetë kontribuese e arkitekturës së sigurisë globale dhe pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?