Lajme

“Qeveria e re e drejtuar nga LDK bëhet për ta kryer marrëveshjen finale Kosovë- Serbi”

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka thënë se qeveria e re e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të kryejë marrëveshjen finales mes Kosovës dhe Serbisë.

Latifi ka shkruar në Facebook se një qeveri e re nën drejtimin e LDK-së do të bëhet për administrimin e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, raporton Express.

“Një qeveri të re nën drejtimin e LDK- së, bëhet për ta kryer një punë të parë dhe të fundit: administrimin e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi. Se a do ta kemi këtë marrëveshje gjatë këtij viti, vështirë të thuhet, marrë parasysh trazirën globale që ka shkaktuar coronavirusi”, ka shkruar Latifi.

Një qeveri të re nën drejtimin e LDK- së, bëhet për ta kryer një punë të parë dhe të fundit: administrimin e…

Julkaissut Blerim Latifi Keskiviikkona 15. huhtikuuta 2020

Kujtojmë se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së me shumicë votash nga delegatët ka votuar pro një koalicioni të mundshëm me AAK-në dhe Nismës Socialdemokrate dhe komunitetet të propozuar nga kryetari i partisë, Isa Mustafa nëse i ofrohet mandati për formimin e qeverisë.