Lajme

Qesharake, Trump e fton Bidenin për një luftë boksi, i thotë se do ta rrëzonte në tokë për pak sekonda

Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u shpreh i sigurt se do ta shtrinte Presidentin Joe Biden në tokë menjëherë, në një ndeshje boksi.

Trump bëri thirrje për një luftë me Biden si pjesë e një ngjarje promovuese për ndeshjen Evander Holyfield kundër Vitor Belfort.

Ish Presidenti 75 vjeç, u pyet nëse duhej të boksojë me dikë në ringun e boksit, dhe ai u përgjigj me shijen e tij tipike, duke sfiduar Presidentin Biden, 78 vjeç.

“Epo, nëse do të më duhej të zgjidhja dikë në botë, nuk do të zgjidhja boksierët profesionistë, mendoj se ndoshta lufta ime më e lehtë do të ishte me Joe Biden, sepse mendoj se ai do të binte për toke shumë shpejt”, tha Trump.

Trump do të komentojë ndeshjen mes Holyfield dhe Belfort, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

LEXO EDHE:  Kurti: Vuçiq i obsesionuar me Adem Jasharin, dëshironte ta shndërronte Manastirin e Banjskës në “Kullë të Jasharajve”

Trump gjithmonë është përfshirë në sportet luftarake, pasi organizoi shfaqjet e tij UFC në një sipërmarrje të suksesshme biznesi me Dana White.

Ai gjithashtu organizoi një numër ndeshjesh të boksit të profilit të lartë në kazinotë e tij në Atlantic City gjatë kohës së tij si biznesmen, para se të kandidonte për postin presidencial më 2016.