Lajme

Qeveria Kurti: S’mund të ndërhyjmë në vendimet për rritjen e çmimit të rrymës

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e rrymës nuk është final dhe se qeveria nuk mund të ndërhyj në vendimet e saja, shkruan Gazeta Insadjeri.

Ndonëse, partia në pushtet, kush ishte në opozitë dilte dhe protestonte kundër shtrenjtimit të rrymës duke akuzuar qeveritë e at’hershme qe po lejojnë të rritet çmimi i rrymës, e tani që vetë janë në pushtet po e arsyetojnë një vendim të tillë.

Në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti, ministrja Rizvanolli tha se do të kërkojnë sqarime shtesë dhe do të japin propozime aty ku mendojnë se gjërat mund të bëhen më mirë.

“Propozimi i ZRRE-së nuk është final. Ai është në diskutim publik. Ne do ta trajtojmë raportin. Do të kërkojmë sqarime shtesë dhe do të japim edhe propozime për ato ku mendojmë se gjërat mund të bëhen më mirë. Mirëpo një gjë është e qartë dhe ka qenë e qartë edhe para se ta shohim këtë raport”, tha ajo.

Ministrja përsëriti njoftimin se kostot e importit të energjisë elektrike janë rritur shumë, ndërsa tha se subvencionimi nga Qeveria është i pashmangshëm.

Rizvanolli tha se ndihma e Qeverisë do ta zbusë shtrenjtimin e rrymës, ndërsa theksoi se Ekzekutivi nuk mund të ndërhyjë në vendimet e ZRRE-së.

“Qeveria nuk miraton, as nuk ka përgjegjësi në vendimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe ndërhyrja në vendimet e tyre do të ishte e jashtëligjshme. Mirëpo ne zotohemi se çfarëdo vendimi që ZRRE-ja do ta marrë, ne do të përkushtohemi të ndihmojmë përmes instrumenteve që i kemi në dispozicion për të siguruar sigurinë e furnizimit me energji elektrike, mbrojtjen e konsumatorëve – në radhë të parë atyre që e shfrytëzojnë energjinë elektrike racionalisht sipas nevojës – si dhe në mbrojtje të vendeve të punës”, tha ajo.

Kujtojmë se partia në pushtet në kohen sa ishte në opozitë, kishte protestuar për shtrenjtimin e rrymës