Lajme

Qentë endacakë sulmuan një grua shtatzënë në Prishtinë: Shpend Ahmeti harron veten por kërkon përgjegjësi nga kryeministri dhe presidenti

Gjatë ditës së sotme një grua shtatzënë është sulmuar nga qentë endacak derisa po kthehej nga çerdhja e fëmijëve për në shtëpi, kështu duke u bërë edhe një rast më shumë që ka pësuar nga ky sulm, shkruan Gazeta Metro.

Për këtë sulm dhe sulme tjera ka reaguar sërish kryetari i Prishtinës duke thënë se situata vazhdon të jetë alarmante me qentë endacak në tërë Kosovën.

Ahmeti kërkoi përgjegjësi nga Presidenti, Kryeministri dhe Deputeët, ose të shpallin gjendje emergjente për të trajtuar situatën.

‘’ Përkundër qindra mijëra eurove të shpenzuara edhe nga Komuna kjo çëshjte nuk mund të zgjidhet nga komunat veç e veç. Kjo kërkon strategji gjithëpërfshirëse dhe hapa emergjent tani.

Sot në Prishtinë është kafshuar një grua shtatzënë.

Z. President

Z. Kryeministër

Deputetë

Ose na jepni përgjegjësinë Komunave, përgjegjësinë e plotë ose shpallni gjendjen emergjente për ta trajtuar situatën!

Kur të kemi viktima, mos të vajtojmë!’’

Ky është postimi i plotë:

‘’ Situata me qentë endacak është alarmante në çdo Komunë të Republikës së Kosovës. Edhe njëherë javën e kaluar të gjitha Komunat përmes Asociacionit në takim urgjent me AVUK kërkuam strategji emergjente për dalje nga kriza por hasëm në vesh të shurdhër thua se është thjeshtë çështje administrative.