Lajme

Qëndron Kastrati në LDK? Ja çfarë thotë Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se e ka ftuar kandidatin e PSD-së, Qëndron Kastratin që të garojë nga radhët e LDK-së për të parin e Kamenicës.

Mirëpo sipas Abdixhikut, ai ka refuzuar për shkak të dallimeve ideologjike që kanë.

“Unë e kam ftuar Qëndronin të garojë me LDK-në e kam ftuar të jetë pjesë e LDK-së, përgjigja ka qenë që kemi dallime ideologjike, ju jeni të djathtë, unë nuk kam bindje të djathta, mua më ka pëlqyer shumë si përgjigje, dhe e kam respektuar pikërisht për përgjigjen që e ka dhënë”, tha Abdixhiku në T7.

Lideri i LDK-së i cilësoi të guximshme reformat që Kastrati bëri në arsim.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje