Lajme

“Qasja e Albin Kurtit për negociatat me Serbinë prodhon vetëm izolim”

Gazetari Valon Syla ka komentuar intervistën e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ku ky i fundit tha se nuk i nënçmon bisedimet me Serbinë por nuk mund t’i shndërrojë ato në përparësi të punës së qeverisë së ardhshme.

Syla përmes një postimi në Facebook tha se kjo është qasje izolacioniste që prodhon vetëm izolim.

“Sapo e dëgjova intervistën e Kurtit në Zërin e Amerikës. Nuk ndryshon qëndrim për negociatat. Pra, s’do të bisedojë në këto formate deri tash… ndoshta është mirë me lon me çu deri në fund, që me kuptu edhe ai edhe elektorati. Kjo është qasje izolacioniste. Prodhon vetēm izolim. Paçim fat”, ka shkruar Syla.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?