Lajme

Pushuesi kosovar rrahet brutalisht në prani të gruas shtatzënë në Hotel ‘Rafaelo’

Një kosovar është rrahur brutalisht nga kamerierët e hotel “Rafaelo” në Shëngjin.

Gazeta Insajderi mëson se kosovari është rrahur në prani të gruas së tij e cila ishte shtatzëne.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar hotelin ku ka ndodhur rrahje për të marrë detaje të tjera, nga hoteli ka thënë se ka qenë një përleshje ndërmjet klientëve dhe se nuk janë të përfshire kamerierët.

“Kishte ndodhur një debat ne mes klientëve dhe ka përfunduar me përleshje, askush nuk është rrahur nga kamerierët tanë’, kanë thënë nga hotel Rafaelo per Insajderi.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?