Lajme

Publiokhet video: Momenti kur FSK nxjerr nga rrënojat fëmijën dy vjeçar në Turqi

Ekipet e FSK-së në Turqi kanë nxjerrë të gjallë nga rrënohet edhe nënën e fëmijës dyvjeçar që e shpëtuan pak orë më parë. FSK ka konfirmuar se operacioni disaorësh, ka përfunduar me sukses. “Nxirret e gjallë edhe nëna e fëmijës dy vjeçar nga ekipet e FSK-së. Pas shumë përpjekjeve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ato kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy vjeçar”, thuhet në njoftim.

FSK ka shprehur vendosmëri që ta vazhdojë operacionin e kërkim-shpëtimit deri në nxjerrjen e qytetarit të fundit nga rrënojat. “Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat, motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate”, thuhet në fund. Forcat e Sigurisë së Kosovës e kanë shpëtuar një fëmijë 2 vjeç në Turqi, derisa ende po mundohen ta shpëtojnë edhe nënën e vajzës së vogël e cila është gjallë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti. FSK ka publikuar momentin e nxjerrjes së fëmijës dy vjeçar nga rrënojat.

LEXO EDHE:  Njohësi i sigurisë: Këto trazira ishin më të rrezikshmet deri më tani nga viti 2021

Shiko videon: