Lajme

Publikohet video nga momentet kur të arrestuarit në veri futen në stacionin policor

Katër serbë të arrestuar këtë mëngjes në pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës, Marko Rosic, Nedeljko Spasojevic, Dragisa Markovic dhe Sasa Curcic, janë transferuar në një burg në pjesën jugore të qytetit Mitrovicës.

Mediat serbe kanë siguruar pamje të këtij aksioni dhe momentin kur njësiti special i Policisë së Kosovës, i dërgon ata në stacion.

Tre persona janë arrestuar lidhur me vrasjen e Oliver Ivanovicit dhe i katërti për pengim të punës së policisë gjatë aksionit.

Policia gjithashtu është në kërkim edhe të Milan Radojcic, numri dy për nga hierarkia i Listës Serbe.

Videon mund ta shihni KËTU.



LEXO EDHE:  Haki Abazi me fjalë të mëdha për Vjosa Osmanin, e quan gruaja e hekurt