Lajme

Publikohet video për herë të parë e kamandantit legjendar Adem Jashari

Një video e pa publikuar deri tani e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari po bënë gjiro në rrjetet sociale, raporton Indeksonline.

Adem Jashari shihet i veshur me uniformë ushtarake duke mbajtur në krah një armë automatike teksa lëvizte në tokën e Prekazit.

Video është publikuar pikërisht në 21 vjetorin e rënies heroike të Adem Jasharit dhe familjes së gjerë të tij.

Për të kujtuar familjen Jasharaj çdo vit organizohet Epopeja e UÇK-së me 5,6 dhe 7 mars./Indeksonline/