Lajme

Publikohen pamje të rralla të familjes Jashari, pak ditë para sulmeve të 5 dhe 6 marsit

Për herë të parë është publikuar video e rrallë të familjes së Adem Jasharit, e realizuar vetëm 3 javë para sulmit të serbëve më datën 5-6 mars 1998.

“27 janar 1998, këto janë pamjet e sulmit të parë të serbëve ndaj Familjes Jashari. Në çdo vend shihen vrima të mbetura të plumbave por e gjithë Familja Jashari, shpëtuan nga sulmi”, kështu e fillon rrëfimin televizioni zviceran SRF.

Në shihen Hamza Jashari, i cili flet për represioni e Serbisë, ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Shaban Jashari, babai i Heroit Adem Jasari, në odën e tij flet pa frikë dhe i vendosur për të luftuar.

Në video shihet nëna e Adem Jsharit, dhe pjesëtar të tjerë të familjes që sot nuk jetojnë më.

I vetmi personalitet në odën e Jasharajve, shihet profesori i shquar Zekeria Cana, i cili në atë kohë ishte zyrtar i LDK’së.

Në kullën e Jasharajve, shihen armatim i madh që posedonte Familja Legjendare.


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19