Lajme

Pse zgjedhjet me 14 shkurt? – Xhavit Haliti me përgjigje interesante

Është publikuar promo e emisionit të parë të sivjetmë nga emisioni Kojshia Show, ku mysafiri për këtë javë është anëtari i kryesisë së PDK’së, Xhavit Haliti, transmeton Korrespodenti.

Siç edhe mund të shihni në videon e më poshtme, në këtë emision do të diskutohet më së shumti për zgjedhjet që do të mbahen me 14 shkurt të këtij viti.

Moderatori i emisionit shihet duke i bërë pyetje Xhavit Halitit se pse zgjedhjet do të mbahen pikërisht në ditën e të dashuruarve, ndërsa ky i fundit shihet duke qeshur, që lë të kuptohet se do të japë një përgjigje interesante.

Me siguri se përgjigjen Xhavit Halitit për këtë pyetje si dhe për shumë pyetje të tjera do ta keni rastin t’i dëgjoni të dielën në ora 22:00 në RTK. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?