Lajme

Protestojnë punëtorët e lotarisë: Që një vit nuk i kemi marrë pagat

Sindikata e Punëtoreve të Lotarisë se Kosovës janë duke protestuar para Qeverisë së Kosovës, me kërkesën që punëtorët të marrin pagën e tyre. Ata thanë se tashmë 1 vit nuk kanë marrë pagat e tyre.

Shpresa Gosalci, përfaqësuese e sindikatës, tha se punëtorët gjenden në gjendje të keqe ekonomike.

Ajo tha se nuk do të zmbrapsen në kërkesën e tyre dhe se do të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve te Lotarisë së Kosovës.

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar edhe më herët pas vendimit që ishte marrë që në Kosovë të ndalohen lojërat e fatit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?