Lajme

Protestohet në Prishtinë kundër vaksinimit, Arben Vitinë e krahasojnë me nazistin Himmler

Disa qytetarë kanë protestuar kundër vaksinimit sot para objektit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos marin vaksinën kundër COVID-19, shkruan lajmi.net.

Madje të njëjtit, e kanë krahasuar ish-ministrin Vitia me Heinrich Himmler të partisë Naziste të Hitlerit.

Sidoqoftë, bazuar edhe në këshillat e ekspertëve shëndetësorë dhe shkencës botërore, vaksina është mjeti më i mirë dhe efektiv kundër COVID-19.

Aktualisht, në Kosovë janë mbi 691 mijë qytetarë të vaksinuar me të dy dozat.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?