Lajme

Protestë për ta mbrojtur profesorin që e rrahu nxënësin

Pesë paralele të Gjimnazit ‘Aleksandër Xhuvani’ kanë filluar ditën e sotme duke protestuar në mbrojtje të profesorit Sabit Kopalla, i cili para dy ditësh u suspendua nga Drejtoria e Arsimit në Podujevë.

Kopalla u suspendua pasi ishte përfshirë në një rrahje në mes të nxënësve, transmeton Indeksonline.

Nxënësit të cilët po mbështetën edhe nga profesorët po kërkojnë anulimin e suspendimit të profesorit Kopalla.

Siç shihet në këto foto, nxënësit janë para objektit të gjimnazit në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për Kopallën.